FOTO/ Investimi, skanim dhe indeksim digjital i regjistrave të automjeteve

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur punën për skanimin dhe indeksimin digjital të regjistrave fizikë.

Drejtoria e Transportit Rrugor njoftoi se hapat që po hedh nga njëri projekt e sistem pas tjetrit, synojnë informatizimin e modernizimin e proceseve të punës.

Investimi ka të bëjë me pajisje të gjeneratës së 10-të, me servera modernë, që kanë kapacitet prej 120 TB, switch dhe UPS 6000 VA për të përballuar volume të mëdha të informacionit (regjistrat e lejedrejtimeve dhe të mjeteve nga të gjitha drejtoritë rajonale) ku të dhënat do të hidhen online duke lehtësuar proceset e kërkimit të informacionit.

“Revolucion digjital, rritje e produktivitetit dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimit, siguri për qytetarët” e cilëson DPSHTRR, zbatimin e këtij projekti të ri.

e.xh/ /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.