STAMBOLL, 10 maj /ATSH-AA/ – Irani ka raportuar 51 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 6 640 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se në 24 orët e fundit 1 383 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar në 107 603 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Jahanpour theksoi se deri tani janë shëruar 86 143 persona, ndërsa 2 675 pacientë ndodhen në gjendje kritike.
Koronavirusi u zbulua për herë të parë më 19 shkurt në qytetin Qom./ /sara/ a.jor.






















