FOTOGALERI-E diela e gjyshërve dhe fëmijëve në Elbasan

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Pensionistët dhe për prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç kanë shijuar të dielën në natyrë në Elbasan.

Pensionistët liridaljen e shijuan deri në orën 10:00, ndërsa prindërit dhe fëmijët deri në 14 vjeç kanë qëndruar në parqe me fëmijët e tyre.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja tha se nga e hëna nis normaliteti i ri i sjelljes individuale sipas rregullave strikte në mbrojtje të shëndetit me vetëdije qytetare.

Prindërit kanë mundësi të shijojnë orët jashtë banesave të tyre deri në orën 17:30 të pasdites, pas një jave izolimi në banesë. Aktivitetet e tjera dhe qarkullimi për pjesën tjetër të qytetarëve këtë të diel nuk lejohet.

Nga e hëna fillon një tjetër lehtësim i masave ndaj koronavirusit, nesër rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm një klient apo pacient në radhë.  z.tosku/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.