Ballina Ekonomi

Porti i Vlorës, nga 18 maji rifillon veprimtaria për transportin e mallrave

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Porti Detar i Vlorës njoftoi se nga data 18 maj do të rifillojë veprimtaria portuale për transportin e mallrave.

Përmes një njoftimi për shtyp, Porti i Vlorës njoftoi se transporti i mallrave do të vijojë normalisht në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, duke respektuar të gjitha masat e marra në kuadër të luftës kundër COVID- 19.

Linja me Italinë është e vetmja aktualisht në funksion në portin jugor, dhe ishte bllokuar për shkak të pandemisë./m.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 kalon pragun prej 200 000
Artikulli tjetërIRAN – Arrin në 6 640 numri i viktimave nga COVID-19