LONDËR – Karantinim i detyrueshëm për të gjithë të mbërriturit në territor

LONDËR, 9 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike parashikon një karantinim të detyrueshëm për pjesën më të madhe të të mbërriturve nga jashtë në Britaninë e Madhe, sipas medies britanike, pavarësisht presionit në rritje për lehtësimin e kufizimeve të vendosura në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

“Me përjashtim të atyre që hyjnë në vend nga Irlanda fqinje, të gjithë personat që mbërrijnë me rrugë ajrore, detare apo hekurudhore do të duhet të izolohen për dy javë”, njoftoi “The Times”.

“Kontrolle të befasishme sipas adresës së dhënë nga udhëtarët do të kryhen, me sanksione të mundshme, nga gjobitja prej 1 000 stërlinash (1 100 euro) deri në dëbim”, shton media duke nënvizuar se kryeministri Boris Johnson do ta njoftojë këtë masë që prej të dielës.

“BBC nga ana e saj njoftoi se karantinimi do të hyjë në në fuqi në fund të majit”, duke përmendur burime qeveritare dhe trupin e industrisë së aviacionit “Airlines UK”.

Kryeministri britanik, Johnson do të flasë të dielën për një lehtësim të mundshëm të kufizimit në Angli, dekretuar më 23 mars, por që mendohet të jetë shumë i limituar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.