VIDEO/ E shtuna e liridaljes për pensionistët, ATSH sjell pamje nga parqet dhe rrugët e kryeqytetit

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Pensionistët kanë dalë edhe këtë fundjavë për të shijuar liridaljen e tyre në fashën orare të përcaktuar nga qeveria deri në orën 10:00.

Të ulur në stole pushimi përgjatë rrugëve kryesore por edhe ato të lagjeve, pensionistët qëndrojnë vetëm ose në shoqërinë e bashkëshortit/bashkëshortes ndërsa një pjesë tjetër duke shijuar shëtitjen.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje nga Tirana, ku situata paraqitet e qetë dhe pensionistët duken të relaksuar duke shijuar orët jashtë ambienteve të shtëpisë.

Ata gjithashtu janë të pajisur me maska e doreza dhe ruajnë distancimin social, duke treguar dhe gjatë kësaj fundjave një model qytetarie në zbatimin e masave kundër COVID-19.

Pamjet që e transmetuara vijnë nga disa pika në kryeqytet si: rruga e Kavajës, ish-fusha e Aviacionit etj.

Pas orës 11:30, u takon prindërve me fëmijë deri në moshën 14 vjeç për të shijuar parqet dhe natyrën deri në orën 17.30. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.