LONDËR, 7 maj /ATSH-DPA/ – Kryeministri, Boris Johnson deklaroi se do të tregojë kujdes maksimal në lehtësimin e afërt të izolimit të Britanisë së Madhe kundër koronavirusit.
Johnson kryesoi një takim të kabinetit qeveritar, lidhur me përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë dhe pritet të këshillohet me drejtuesit e qeverive në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.
Ai pritet të mbajë të dielën një fjalim televiziv për të informuar publikun rreth planeve të tij.
“Lidhur me lehtësimin e masave, kryeministri i tha kabinetit se nuk do të bëjnë asgjë që rrezikon një kulm të dytë të pandëemisë”, deklaroi një zëdhënës i Downing Street.
“Do të përparojmë me kujdes maksimal në mënyrë që të mbrojmë Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë”, shtoi zëdhënësi. / /sara/ a.jor.























