Ballina Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Shtypen kartëmonedhat e reja 500 lekë dhe 2000 lekë

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit ka vendosur miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 500 lekë dhe 2000 lekë.

Si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit.

“Në këtë kuadër, shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

e.xh//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMatura Shtetërore 2020/ Vrapi: Penalizim me 1 vit për çdo maturant që merr celularin në provim
Artikulli tjetërKOMENT – COVID-19 ndikim rrënues në turizmin europian