Ballina Flash

KINEMA – Tom Cruise-Elon Musk planifikojnë film në hapësirë

LOS ANXHELES, 6 maj /ATSH-ANSA/- Përveç aktores Sandra Bullock me filmin ”Gravity” dhe Brad Pitt me ”Ad Astra”, Tom Cruise është aktori që po bën gjithçka të mundshme për të xhiruar film në orbitën mbi Tokë.

Sipas revistës ”Deadline”, Cruise do të realizonte projektin për një film që përfshin xhirime në bashkëpunim me NASA dhe kompaninë SpaceX të sipërmarrësit Elon Musk.

Regjizori James Cameron kishte menduar që nga viti 2000 për një film të tillë me aktorin Cruise si protagonistin e saj. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSejko: Ndikimi i pandemisë në treguesit ekonomikë kulmon në tremujorin e dytë të vitit
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Misioni i stacionit hapësinor kinez has pengesë në rrugën e kthimit