XHAKARTA, 5 maj /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Indonezisë u rrit me ritmin më të ngadaltë që nga viti 2001, në tremujorin e parë, njoftoi Byroja Qendrore e Statistikave, pasi ekonomia po i afrohet recesionit më të madhe të Azisë Juglindore për shkak të koronavirusit.
Sipas zyrës Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 2,97% në periudhën janar-mars, pasi konsumi i brendshëm pësoi rënie si rezultat i shpërthimit të COVID-19.
Indonezia regjistroi sot rritjen më të lartë ditore të rasteve të konfirmuara, 484 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12 071.
Numri i viktimave u rrit në 872, pasi u regjistruan tetë vdekje të tjera. / /sara/






















