BRAZIL – Arrin në 7 288 numri i viktimave nga COVID-19

BUENOS AJRES, 5 maj /ATSH-AA/ – Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 263 viktima të reja si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 263 viktima të reja, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 7 288.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 105 222, pasi u regjistruan 4 075 raste të reja.

Deri tani në vend janë shëruar 45 815 persona, ndërkohë që po hetohet shkaku i vdekjes së 1 360 personave të tjerë.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura në Amerikën Latine.  / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.