Ballina Bota

COVID-19 – Danimarka: Pandeminë e kemi nën kontroll

KOPENHAGË, 29 prill /ATSH-AFP/ – Danimarka, që gradualisht po heq kufizimet e vendosura si masa kundër koronavirusit të ri, ka arritur të vërë nën kontroll përhapjen e pandemisë, tha sot shefja e qeverisë, Mette Frederiksen.

“Infeksioni është nën kontroll dhe strategjia daneze arriti t’ia dalë mbanë në fazën e parë të vështirë”, përgëzoi Frederiksen, para parlamentit njëdhomësh, Folketinget.

Për të ndaluar përhapjen e virusit, Danimarka mbylli çerdhe, shkolla, kolegje dhe univeristete, disa vende të hapura për publikun, si restorante e bare, palestra e parukeri.

Ajo, gjithashtu, ndaloi grumbullimet e më shumë se 10 personave.

Disa nga këto kufizime janë hequr tani. Fëmijët deri në klasën e gjashtë janë kthyer në shkollë dhe parukeritë e sallonet e estetikës apo tatuazheve janë rihapur.

Faza e dytë e rihapjes do të fillojë pas 10 majit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikthimi i maturantëve në shkolla/ Vrapi shpjegon si do të zhvillohen testimet në kushte pandemie
Artikulli tjetërNë Gjykatën e Lartë 35 mijë dosje/ Ambasada e SHBA-së: Rruga që do ta zgjidhë shpejt problemin