Ballina Bota

IZRAEL – Hapen restorantet në Rripin e Gazës

TEL AVIV, 27 prill /ATSH-ANSA/- Restorantet e Gazës janë rihapur për sa kohë që respektojnë rregullat e distancimit shoqëror, njoftoi Ministria palestineze e Ekonomisë.

Sipas burimeve lokale, vendimi pasoi kërkesat e pronarëve të restoranteve për të lehtësuar krizën ekonomike.

Deri më tani, 17 raste janë regjistruar sipas të dhënave, të gjitha të importuara nga palestinezët që ktheheshin në Gaza.

Që nga marsi i kaluar, qeveria e Hamasit ka vendosur masa të rrepta kundër përhapjes së sëmundjes. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Koronavirusi i ri prek gjithë organizmin
Artikulli tjetërBM – Johnson: Është herët të hiqen masat e izolimit