Ballina Bota

BM – Johnson: Është herët të hiqen masat e izolimit

LONDER, 27 prill /ATSH-AA/- Është shumë herët për të hequr masat e izolimit në Britaninë e Madhe, theksoi sot kryeministri britanik, Boris Johnson.

Duke folur në paraqitjen e tij të parë publike teksa u rikthye në detyrë pas shërimit së tij nga COVID-19, Johnson tha se ka shenja se “po kalojmë pikun” dhe Britania e Madhe është në pikën e “rrezikut maksimal”.

“Është e qartë se qeveria do të shprehet shumë më tepër për këtë (izolimin) në ditët e ardhshme”, tha Johnson. Ai tha se qeveria do të heqë izolimin kur të jetë plotësisht e sigurt se nuk do të vijë një valë e dytë.

“Ne po ashtu duhet të njohim rrezikun e një goditje të dytë dhe të lejojmë që niveli i riprodhimit të kthehet mbi një. Kjo jo vetëm që do të ishte një valë e re vdekjesh dhe sëmundjesh, por edhe një fatkeqësi ekonomike dhe do të detyroheshim edhe një herë të vendosnim në frenat e të gjithë vendit dhe tërë ekonomisë dhe të rimarrim kufizime”, tha ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Hapen restorantet në Rripin e Gazës
Artikulli tjetërBanesa me kosto të ulët/ Bashkia e Delvinës hap aplikimet