Ballina Flash

MJEKËSI – Koronavirusi i ri prek gjithë organizmin

LONDER, 27 prill /ATSH-ANSA/- Jo vetëm mushkëritë dhe zemrën: infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi i ri SarsCoV2 është një sëmundje sistemike që prek të gjithë organizmin, duke dëmtuar edhe enët e gjakut, veshkat, zorrët, sytë dhe trurin, raporton revista ”Science” në faqen e saj të internetit.

Koronavirusi i ri fillon udhëtimin e tij në organizmin e njeriut duke hyrë në fyt, sy dhe hundë; sipërfaqja e qelizave që rreshtojnë pjesën e brendshme të hundës janë në të vërtetë të pasura me receptorin Ace2, porta kryesore që përdor virusi për të pushtuar qelizat njerëzore, ku shumëfishohet.

Pasi virusi ka filluar të përhapet kopjet e vetes në qelizat njerëzore, personi i infektuar mund ta përhapë atë si duke mbetur asimptomatike ashtu edhe duke filluar të ketë ethe, kollë të thatë, dhimbje të fytit, humbje të shijes dhe aromës, dhimbje të muskujve dhe kokës.

Nëse në këtë fazë të hershme sistemi imunitar nuk është në gjendje të zmbrapsë virusin, virusi mund të fillojë të sulmojë mushkëritë duke shkaktuar pneumoni; në disa raste situata mund të përkeqësohet papritur dhe zhvillohet ajo që quhet sindromë akute e stresit të frymëmarrjes, e cila bëhet gjithnjë e më e vështirë, gjë që shpesh çon në vdekje. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kroacia rihap dyqanet, muzetë dhe transportin publik
Artikulli tjetërIZRAEL – Hapen restorantet në Rripin e Gazës