Ballina Flash

FOTO/ Nis dezinfektimi i hapësirave publike për të mirëpritur nënat me fëmijë nesër

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Pas shëtitjes së gjyshërve, Agjencia e Parqeve nis dizinfektimin e hapësirave publike për të mirëpritur nënat me fëmijë këtë të dielë.

Pas shëtitjes së gjyshërve, Agjencia e Parqeve e Bashkisë së Tiranës ka nisur dezinfektimin e të gjithë hapësirave publike, për të mirëpritur nënat me fëmijë.

Specialistët jane shpërndarë në të gjithë kryeqytetin për të bërë dezinfektimin e parqeve dhe këndeve të lojërave. E njejta gjë do të bëhet edhe nesër, pra dezinfekimi pas perfundimit të orarit të shëtitjes së nënave dhe fëmijëve. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPako ushqimore pranë 94 familjeve në qarkun e Gjirokastrës
Artikulli tjetërPezullohet nga detyra punonjësi i patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec