BRUKSEL, 25 prill /ATSH-MIA/- Eurokomisioneri Johannes Hahn ka paralajmëruar marrjen e masave mbi buxhetin e BE me qëllim të shmangen pasojat e krizës të koronanvirusit dhe të ndërmerren investimet e nevojshme.
Propozimet e deritashme mbi buxhetin e ardhshëm patjetër që duhet të adoptohen në mënyrë që të ndihmojnë në stabilizimin e Europës, ka thënë Hahn.
Shefat e shteteve dhe qeverive të enjten urdhëruan KE-së të përgatisë draftbuxhet të adaptuar dhe plan për financim të fondit për rindërtim.
“Ajo me të cilën do të dalim është propozimi për nje projektbuxhet të modifikuar i cili në tre deri katër vitet e ardhshme do të jetë një buxhet me vëllim të madh investues”, ka thënë Hahn.
KE do ta paraqesë propozimin e saj për buxhetin e ri jo më së vonë se mesi i majit , ku do të pasojnë negociatat edhe me anëtarët e Parlamentit Europian. /os/






















