Ballina Flash

Muaji i Ramazanit/ Soreca: Shëndet dhe forcë për të gjithë besimtarët për të përballur këto kohë të vështira

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Besimtarët myslimanë festojnë Muajin e Bekuar të Ramazanit.

Urimeve për këtë Muaj të Bekuar i është bashkuar edhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Luigi Soreca.

“Gëzuar Ramazanin! Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë lumturi, shëndet dhe forcë për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për të përballur këto kohë të vështira!”, është shprehur Soreca në urimin e tij.

Si pasojë e përballjes me një situatë jo të zakonshme, të shkaktuar nga COVID-19 pritet që shumë prej ritualeve që besimtarët myslimanë praktikojnë në këtë muaj të Ramazanit të jenë ndryshe.

/gj.mima//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeyonce dhuron 6 milionë dollarë në luftën kundër COVID-19
Artikulli tjetërMasat kundër COVID-19/ Vijon procesi i dezinfektimit i ambienteve publike në Fier