Masat kundër COVID-19/ Vijon procesi i dezinfektimit i ambienteve publike në Fier

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Pas ndalimit të qarkullimit dhe mbylljes së të gjitha aktiviteteve tregtare, bashkia e Fierit vijoi sot me dezinfektimin e territorit.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi deklaroi sot se “po vazhdon dezinfektimi i të gjitha ambienteve publike”.

Në vijimësi, në Fier janë dezinfektuar jo vetëm rrugët, por edhe të gjitha lulishtet e sheshet, si dhe ambientet e pallateve.

Procesi i dezinfektimit ka vijuar edhe në zonat rurale, ndërsa po veprohet sipas një plani të organizuar për të mbuluar gjithë territorin.

Qytetarët e Fierit janë solidarizuar me zbatimin e masave drastike për evitimin e përhapjes së koronavirusit, duke qëndruar në shtëpi dhe evituar në maksimum qarkullimin.

/m.m/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.