KROACI – Lehtësohen masat kundër COVID-19

BEOGRAD, 23 prill /ATSH-DPA/ – Kroacia do të fillojë lehtësimin e masave kundër COVID-19 gjatë tre javëve të ardhshme duke filluar nga e hëna, deklaroi kryeministri, Andrej Plenkoviç.

“Për fat të mirë, situata në Kroaci nuk është aq dramatike sa në disa vende të tjera, Në fakt, mund të themi se situata është nën kontroll”, theksoi ai pas një takimi me kabinetin.

Nga e hëna do të rihapen dyqanet dhe shërbime të tjera si rrobaqepësitë, agjencitë turistike, galeritë dhe muzetë.

Disa atletë dhe ekipe të nivelit të lartë do të lejohen të kthehen në stërvitje individuale.

Gjithashtu do të rinisë transporti publik tokësor dhe detar.

Nëse situata nga COVID-19 mbetet e qëndrueshme, në 4 maj, sistemi shëndetësor publik dhe privat do të rikthehet në funksionimin normal, duke përjashtuar lehtësimin e masave për të infektuarit. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.