Ballina Bota

LONDËR – Plan ndihme prej 1,25 miliardë stërlina për start-up

LONDËR, 20 prill /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike njoftoi sot një plan ndihme prej 1,25 miliarë stërlinash në mbështetje të kompanive të reja inovatore që kanë vështirësi në gjetjen e financimeve mes pandemisë.

Ministri i Financave, Rishi Sunak ka shpjeguar në një komunikatë se këto para do të shërbejnë për të mbrojtur start-up në rritje të ndjeshme, në fushën e teknologjisë apo të shëndetit.

Në detaje, ky plan i financuar nga paratë publike dhe private, përfshin një strukturë kredie prej 500 milionë stërlinash si dhe ndihmë prej 750 milionë stërlinash për kërkimin dhe zhvillimin e PME-ve.

Sistemi i kredisë, për të cilin qeveria do të kontribuojë 250 milionë stërlina do të jetë i hapur për kompanitë që kanë grumbulluar fonde në vitet e fundit. Dhe nëse paratë nuk paguhen, kredia do të shndërrohet në pjesëmarrje në kapital.

“Mbretëria e Bashkuar është një lider botëror në inovacion dhe start-up-et tona janë janë një nga pikat tona të mëdha që do të mbështesin rritjen ekonomike pas pandemisë”, theksoi Rishi Sunak./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Fillon hapja e disa bizneseve pas një muaji izolim
Artikulli tjetër13 pacientë të tjerë i shtohen listës së të shëruarve, shkon në 327 totali