GJERMANI – Fillon hapja e disa bizneseve pas një muaji izolim

BERLIN, 20 prill /ATSH-DPA/ – Gjermania hyri sot në një fazë të re në betejën e saj kundër pandemisë së koronavirusit, ku qeveria lejoi hapjen e bizneseve, pas një muaji izolim.

Dyqanet e vogla dhe të mesme me sipërfaqe më pak se 800 metra katrorë u rihapën sot.

Megjithatë, 16 landet e vendit kanë zgjedhur të fillojnë hapjen në nivele dhe në periudha të ndryshme.

Tregtarët e makinave, shitësit e biçikletave dhe dyqanet e librave do të lejohen të rihapen.

Gjithashtu në disa shtete u lejua dhe rihapja e kopshteve zoologjike.

Shkollat në Saksoni, Berlin dhe Brandenburg do të hapin dyert për nxënësit, të cilët do të përgatiten për provime.

Shkollat në vendet e tjera do të rihapen gjatë ditëve në vazhdim, por disa pritet të qëndrojnë mbyllur  deri në fillim të majit. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.