ROMË, 19 prill /ATSH/- Rastet e reja të infektimeve nga COVID-19 kanë shënuar rënie në Itali.
”Ato janë tashmë 3 047, kundrejt 3 491 rasteve të ditës së djeshme”, sipas gazetës italiane ”La Stampa”.
Vdekjet gjithashtu ditën e sotme kanë rënë në 443 persona ose 49 më pak se dje.
Gjithashtu, janë shëruar 2 128 pacientë në një ditë të vetme, ndërsa personat në karantinë shtëpie tejkalojnë shifrën 80 mijë. /os/





















