Ballina Bota

AUSTRI – Hapje e mundshme e kufirit për turistët gjermanë

VJENË, 19 prill /ATSH-DPA/ – Gjatë periudhës së verës, Austria mund të lejojë hyrjen e turistëve nga Gjermania dhe vendet e tjera që e kanë koronavirusin nën kontroll, deklaroi ministrja e Turizmit, Elisabeth Koestinger.

Gjermania është tregu më i madh i klientëve për industrinë e turizmit në Austri, që numëroi më shumë se 30% të mbërritjeve të turistëve gjatë sezonit të verës së vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare.

“Liria për të udhëtuar do të mbetet e kufizuar në muajt e ardhshëm. Megjithatë, nëse vendet janë në rrugën e duhur, si Gjermania, ekziston një mundësi e vërtetë për marrëveshje bilaterale”, theksoi Koestinger.

Ministrja deklaroi se shumë austriakë do të konsiderojnë pushimet verore në vendin e tyre për shkak të pandemisë dhe jo në destinacione popullore si Italia apo Greqia.

“Megjithatë, pa vizitorë të huaj, do të duhet të përballemi me humbje”, shtoi Koestinger. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërohen edhe 12 pacientë të tjerë nga COVID-19, shkon në 314 numri në total
Artikulli tjetërITALI – COVID-19 ushqen euroskepticizmin