Ballina Aktualitet

Meta bisedë telefonike me Thaçin: Bashkëpunim për përballimin e krizës COVID-19

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy presidentët diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Solidaritet nga biznesi në Durrës, 330 pako për familjet në nevojë
Artikulli tjetërCOVID-19/ 6 të shëruar në 24 orët e fundit, 283 në total