Ballina Bota

SERBI – Rritja më e madhe brenda një dite e infeksioneve me COVID-19

Coronavirus cells in an electron microscope. 3D illustration

BEOGRAD, 13 prill /ATSH-DPA/ – Serbia raportoi sot rritjen më të madhe ditore të infeksioneve me COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, ku më shumë se një e katërta e tyre ishte në një azil pleqsh.

”Nga 424 raste të reja, 140 janë zbuluar në një azil pleqsh në Nish, 250 kilometra në jug të Beogradit”, tha epidemiologu Branislav Tiodoroviç në një konferencë të përditshme për shtyp.

”Qendra kishte 256 të moshuar dhe një staf prej 77 personash. I gjithë objekti është vendosur nën karantinë”, shtoi ai.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se sëmundja u përhap sepse stafi kishte lejuar të afërmit që të vizitonin dhe madje të merrnin të moshuarit jashtë ndërtesës.

Policia e Nishit tha se kishte arrestuar drejtorin e qendrës me dyshimin se lejoi të ndodhnin shkeljet dhe u përpoq të fshehte faktin.

Ai mund të përballet deri në 12 vjet burg.

Serbia ka 4 054 raste të konfirmuara dhe 80 vdekje./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron: Kufizimi do të zgjatet deri më 11 maj
Artikulli tjetërNJU JORK – Cuomo shpall planin për rihapjen e ekonomisë