Ballina Aktualitet

Rama: Çdo hapje do të shoqërohet me tolerancë zero për abuzimet

TIRANË, 13 prill/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot durim dhe kujdes, teksa ka theksuar se çdo hapje do të shoqërohet me tolerancë zero për abuzimet.

“Duke konsideruar urdhrin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 256, datë 10 prill 2020, ku është zgjeruar fasha orare e lejuar për qarkullimin e automjeteve nga ora 05:00 deri në 17:30, Policia e Shtetit tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme. Është e lejuar vajtja në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30”, është shprehur Rama.

“Lëvizjet e tjera të pamotivuara në qendrat urbane të automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve, të cilat në raste të përsëritura të abuzimit do të pezullohen me penalitetet përkatëse”, ka theksuar Kryeministri.

“Nisur edhe nga denoncimet e qytetarëve në adresat zyrtare të saj, për persona të caktuar që shkelin orarin e karantinës, për grup banorësh në lagje periferike të qyteteve apo për lokale që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, Policia e Shtetit ka marrë masa duke nxjerrë në patrullim punonjës policie të Policisë Kriminale dhe së fundmi dronë inteligjentë në të gjithë territorin”, ka shtuar Rama.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet çdo masë kufizuese, duke kontribuar të gjithë së bashku për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, tha Rama.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shifra e vdekshmërisë nga COVID-19 në Shqipëri më e ulëta në rajon/ Spiropali: Ndryshimet në Kodin Penal jo për burgosjen por mbrojtjen e qytetarëve
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 14 prill 2020