LONDËR, 13 prill /ATSH/ – Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson rezultoi negativ ndaj koronavirusit, para se të largohej dje nga spitali, deklaroi një zëdhënës i qeverisë, shkruan BBC.
Ai theksoi se Johnson po vazhdonte shërimin në Checkers, vendbanimi i tij zyrtar, duke e konsideruar si një vend me të përshtatshëm.
“Kryeministri po përqendrohet në përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe aktualisht nuk po merret me punët e qeverisë”, shtoi zëdhënësi.
Qeveria mohoi se e bija e ministrit të kabinetit, Michael Gove, e cila u testua për koronavirus, ishte shembull i standardeve të dyfishta, pas polemikave për mungesën e testeve për stafin.
Zëdhënësi deklaroi se testi është kryer me këshillën e mjekut dhe në përputhje me udhëzimet mjekësore.
“Testi siguroi që Michael Gove mund të kthehej në punë për të ndihmuar në përgjigjen e qeverisë në një kohë kritike”, shtoi ai. / /sara/












