Ballina Flash

Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe UNICEF, këshilla mbi prindërimin gjatë periudhës së luftës ndaj COVID-19

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në bashkëpunim me UNICEF Albania kanë hartuar disa prej këshillave mbi prindërimin gjatë periudhës së luftës ndaj COVID-19.

Bashkia e Durrësit ka publikuar këto këshilla duke theksuar se, fëmijët kërkojnë vëmendjen maksimale të prindërve dhe institucioneve përgjegjëse, por në këto ditë duhet të punojmë edhe në ndihmë të prindërve dhe qasjen e​ tyre ndaj fëmijëve gjatë periudhës së pandemisë.

“Në ditët e vështira që po hasim gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të Covid-19, fëmijët kërkojnë vëmendjen maksimale të prindërve dhe institucioneve përgjegjëse.  Por në këto ditë duhet të punojmë edhe në ndihmë të prindërve dhe qasjen e​ tyre ndaj fëmijëve gjatë periudhës së pandemisë”, thekson bashkia e Durrësit.

“Për këtë arsye, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në bashkëpunim me UNICEF Albania kanë hartuar disa prej këshillave mbi prindërimin gjatë periudhës COVID-19”, përfundon bashkia e Durrësit.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson: Jam në humor të mirë, në kontakt me ekipin tim
Artikulli tjetërVIDEO/ Korça bosh pas orës 13:00, banorët zbatojnë masat e ndalimit të qarkullimit