Ballina Bota

RUSI – Mbartësit e COVID-19 gjurmohen përmes celularit

MOSKË, 1 prill /ATSH-AFP/- Moska është në proces e sipër të krijimit të një aplikacioni dhe të kodeve QR në celular për të verifikuar nëse popullsia respekton rregullat e izolimit, njoftoi sot një zyrtar i lartë.

Kryeqyteti rus ka urdhëruar moskovitët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin të gjitha bizneset jo thelbësore, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Aplikimi, i cili do të dalë në internet të enjten, do të sigurojë vetëdisiplinë”, tha Edouard Lyssenko, kreu i departamentit të IT-së në bashkinë e Moskës.

“Teknologjia do të monitorojë pacientët me koronavirus të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi”, vazhdoi ai, duke shtuar se nuk do të nevojitet për pjesën tjetër të popullsisë së kryeqytetit./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlma Bashvogli, një nga 30 mjekët dhe infermierët që po përballen me COVID-19 në Itali
Artikulli tjetërCOVID-19/ Sistemi bankar solid dhe i gatshëm të kontribuojë në përballimin e situatës