Ballina Ekonomi

Transporti ndërkombëtar i mallrave i garantuar, Gonxhja: Po zbatojmë rekomandimet nga KE për vendet e BE-së dhe BP

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja garantoi qytetarët se transporti i mallrave ndërkombëtar dhe ai brenda vendit është një proces i garantuar.
Kreu i DPSHTRR, në një intervisë në media bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë përsosur modalitetet .

Gonxhja tha se po zbatojmë rekomandimet nga Komisioni Europian për tranprotine mallrave të cilat janë detyruese si për vendet e BE-së edhe për ato të Ballkanit Perëndimor.

“Këto rekomandime përcaktojnë edhe krjimin e korridoreve të gjelbra që janë të detyrueshme për të shmangur çdo lloj diskriminimi dhe vonese në kontrolle të ndryshme. Këto korsi e bëjnë më të shpejtë transportin duke u dhënë prioritet edhe disa mallrave emergjente si atyre farmaceutike apo ushqimore të nevojës së parë”, deklaroi Gonxhja.

Sipas tij, është përcaktuar edhe lista dhe vijon transporti i mallrave, qoftë sa i takon transportit rrugor apo atij detar.

“Jan rreth 269 aplikime për periudhën 17-26 mars nga operatorët e transportit të mallrave për nevoja të ndryshme për transport brenda dhe jashtë vendit. Me Italinë janë 300 mjete dhe 200 shoferë për transportin e mallrave. Pas ]do rruge shoferët karantinohen 14 ditë dhe vetëm pas këtij afati rifuten në shërbim. Zinxhiri ka të bëjë edhe me shpërndarjen brenda vendit ku bëhet kujdes nga kontrolli mjekësor e policor që kushdo futet në territorin e Shqipërisë të ketë një fazë karantinimi”, bëri të ditur kreu i SHTRR./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Regjistrohen 270 viktima dhe 45 000 raste me COVID-19
Artikulli tjetërCOVID-19/ Kuko: Masat e qeverisë rrisin sigurinë e qytetarëve, 1 200 këmbësorë janë gjobitur me 100 mijë lekë