Ballina Aktualitet

Hapja e negociatave, Cakaj falënderon ministrat e Jashtëm të BE

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian, duke e cilësuar si një arritje historike dhe plotësisht e merituar, për shkak të reformave domethënëse të ndërmarra në Shqipëri.

Ky vendim, sipas kryediplomatit Cakaj, do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të vendeve anëtare dhe institucioneve të tjera europiane.

“Prandaj, sot gjithë ministrave të jashtëm të BE-së, autoriteteve të Komisionit e kolegëve të tjerë brenda institucioneve evropiane, e miqve të Shqipërisë anekënd Europës, i shprehim një falënderim të posaçëm e mirënjohje të thellë”, u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj në reagim theksoi angazhimin e Shqipërisë në thellimin e reformave të saj në pesë prioritetet kyçe e në vijim të punës së pakursyer në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – De Blasio: Gjysma e qytetarëve të New Yorkut, do të infektohen me COVID-19
Artikulli tjetërFOTO/ Vijon pastrimi dhe dezinfektimi në Tiranë