SHBA – De Blasio: Gjysma e qytetarëve të New Yorkut, do të infektohen me COVID-19

NJU JORK, 26 mars /ATSH/ – Gjysma e qytetarëve të New Yorkut, pra rreth katër milion njerëz, do të infektohen para se epidemia e koronavirusit të marrë rrjedhën e saj natyrore, është parashikimi i zymtë i kryetarit Bill de Blasio, në dritën e të dhënave më të fundit mbi vdekjet dhe infeksionet, shkruhet ne faqen informative italiane TGCOM24.

“Eshtë e besueshme dhe është shumë shqetësuese, por duhet të fillojmë ta themi të vërtetën”, theksoi De Blasio.

Nju Jork  ka bëre më shumë testime se çdo shtet tjetër në vend dhe po arrin nivele të ngjashme me Kinën dhe Korenë e Jugut.

Sipas këshilltarit të shëndetit, Oxiris Barbot, epidemia mund të fillojë të ngadalësohet në muajin shtator. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.