BANGKOK, 24 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Tajlandës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga e enjtja, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Gjendja e jashtëzakonshme do të përfshijë kombinim të forcës juridike dhe kërkesave për bashkëpunim”, deklaroi kryeministri Prayut Chan-o-cha.
Ai shtoi se qytetarët do të duhej të qëndronin në shtëpi dhe se masat do të zbatohen në ato zona ku ekziston rreziku i përhapjes së virusit.
Kryeministri theksoi se masat e mëtejshme do të diskutohen të enjten, pas deklaratës zyrtare. / /sara/






















