SHBA – Guterres: Armpushim global për të ruajtur civilët nga tërbimi i COVID-19

OKB, 23 mars /ATSH-AFP/- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Antonio Guterres bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm kudo në botë për të ruajtur, përballë tërbimit të COVID-19, civilë më të prekur në vendet në konflikt.

“Furia me të cilën po përhapet virusi tregon se të bësh luftë është çmenduri”, tha ai në një fjalim të shkurtër në selinë e OKB, pa përmendur ndonjë vend në veçanti.

Një rast i parë me COVID-19 është raportuar në Siri, e shkatërruar nga lufta prej dhjetë vjetësh, të tjerë janë identifikuar në Republikën Demokratike të Kongos ose në Afganistan.

Ekspertët dhe diplomatët presin që virusi të shkaktojë një masakër në vendet në konflikt, shpesh shumë të dobët dhe me sistem shëndetësor edhe më të dobët se në vendet e tjera.

“Nëse luftimet vazhdojnë, ne mund të kemi një shtrirje absolutisht shkatërruese të epidemisë” paralajmëroi Guterres./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.