Ballina Flash

COVID-19/ Vijon shpërndarja e ndihmave humanitare në Patos

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Në bashkinë Patos po vijon shpërndarja e ndihmave për të moshuarit e vetmuar në çdo njësi administrative.

Ekipet e bashkisë janë pranë personave të moshuar, që janë pa të afërm pranë, duke u kujdesur për nevojat e tyre në këtë moment të vështirë të përballjes me COVID-19.

Në njësinë administrative Rruzhdie po vazhdon shpërndarja e shportës së ushqimeve që bashkia ka siguruar në bashkëpunim me një nga kompanitë vendase që i është përgjigjur gjithnjë nismave të tilla humanitare.

Po ashtu, bashkia Patos ka vënë në dispozicion disa numra kontakti për këdo që njeh të moshuar që nuk kanë pranë njeri.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ “Qyteti i trëndafilave” sot
Artikulli tjetërCOVID-19: Orari i punës për administratën është 08:00-13:00