Ballina Flash

FOTOGALERI/ “Qyteti i trëndafilave” sot

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Në qytetin e trëndafilave, Përmet, sot në këtë ditë pranvere me diell mbizotëron qetësia.

Banorët e qytetit mikpritës, të luleve, këngëve popullore lirike me saze, qyteti i verës por veçanërisht i glikove unikale, kanë respektuar rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore për evitimin në maksimum të lëvizjes.

Miikëpritës i vizitorëve sidomos në pranverë dhe në verë Përmeti sot ishte i qetë dhe pa lëvizje njerëzish dhe automjetesh dhe gjithashtu bizneset dhe lokalet ishin të mbyllura.

Me bukuritë e natyrës dhe monumentet e shumta kulturore që shtrihen në territorin e tij Përmeti është një destinacion tepër i rëndësishëm i ekoturizmit, turizmit të aventurës me biçikletë, hiking dhe atë lumor.

/k.s/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDONEZI – Rritet numri i viktimave dhe të prekurve nga COVID-19
Artikulli tjetërCOVID-19/ Vijon shpërndarja e ndihmave humanitare në Patos