Ballina Bota

BRUKSEL- Borrell: BE e papërgatitur për pandemi

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-AFP/- Bashkimi Europian është i detyruar t’i menaxhojë njëra pas tjetrës krizat e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit të ri, sepse nuk është përgatitur të përballet me pandemitë, tha sot kreu i diplomacisë së tij, Josep Borrell.

“Ne po jetojmë në një moment kritik për ndërtimin e Bashkimit Europian. Tani e kuptojmë se nevojitet një kapacitet shumë më i madh përgjigjeje kolektive” tha ai.

“Nga kjo krizë duhet të dalë bindja se nëse do të ishim më të bashkuar, do të ishim më të aftë të përballonim një tronditje që nuk prek vetëm një vend, por që na prek të gjithëve ne, sepse është një problem që nuk njeh kufij”, shtoi ai.

Josep Borrell theksoi se menaxhimi i pasojave të pandemisë është përparësia dhe temat e tjera janë bërë sekondare./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID 19/ Pamje të rënda, ç’ndodh në Bergamo në një nga spitalet më të famshëm të Europës
Artikulli tjetërGJERMANI – Maas: Kthimi i turistëve gjermanë në atdhe mund të zgjasë dy javë