Përshtatje me fashat e lëvizjes/ Ndryshon orari i tregut agrobujqësor të Durrësit

TIRANË, 19 mars/ATSH/ -Ndryshimi i orareve të mundshme të daljes jashtë shtëpive të qytetarëve ka sjellë edhe ndryshimin e orareve të punës në Tregun Agrobujqësor të Durrësit,

Kryebashkiaku I Durrësit, Zhyljen Varfaj urdhëroi sot ndryshimin e pikës 3 të Urdhërit nr. 109, datë 12.03.2020 Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në Bashkinë Durrës.

Ky ndryshim vjen në zbatim të Urdhërit nr. 156, datë 10.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, si dhe udhëzimit të Institutit të Shëndetit Publik me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në Republikën e Shqipërisë dhe mbrojtjen e shëndetit të populates.

Në urdhër thuhet se, administrata e Tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e aktivitetit të tij nga ora 06.00-10.00 dhe nga ora 16.00-18.00.

Pas orës 18 të vijohet me pastrimin e mbeturinave dhe  dezinfektimin e tij nga Ndërmarrja e Sherbimit Komunal Durrës.

Të ndiqen politika për reduktimin e tregtarëve sipas posteve (numër tek dhe çift në ditë të ndryshme), duke respektuar distancën 2 metra nga njëri – tjetri.

Të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.