Ballina Bota

TURQI – Videokonferencë Erdogan-Merkel-Macron mbi migracionin

STAMBOLL, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Samiti midis presidentit turk Recep Tajip Erdogan, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili u ra dakord javën e kaluar për të diskutuar krizën e migrantëve dhe situatën në Siri, do të zhvillohet sot përmes videokonferencës.

Për momentin, presidenca e Ankarasë nuk ka dhënë ende një orar zyrtar për takimin trepalësh, i cili sipas medieve lokale duhet të zhvillohet pasdite.

Bisedimet fillimisht u caktuan në Stamboll, por formula u ndryshua si pjesë e masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Në qendër të konfrontimit është kërkesa turke për një marrëveshje të re për migrantët, pasi Erdogan beson se është tejkaluar marrëvëshja e marsit të 2016. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania riatdheson shtetasit e saj të bllokuar jashtë vendit
Artikulli tjetërPukë/ Kryebashkiaku Gjonaj: Bashkia po shpërndan ushqime në shtëpitë e të moshuarve që jetojnë vetëm