BERLIN – Gjermania riatdheson shtetasit e saj të bllokuar jashtë vendit

BERLIN, 17 mars /ATSH-AFP/ – Gjermania do të organizojë riatdhesimin e mijëra shtetasve, të bllokuar aktualisht jashtë vendit për shkak të masave shtrënguese të udhëtimit të vendosura në kuadër të epidemisë së koronavirusit të ri.

“Ne do të bëjmë të pamundurën për të mundësuar për mijëra persona të bllokuar jashtë vendit të rikthehen në Gjermani në ditët e ardhshme”, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas në një conference shtypi.

Duke shpjeguar se qeveria gjermane kishte arritur një marrëveshje me kompanitë ajrore, ai njoftoi se deri në 50 milionë euro do të viheshin në dispozion për këtë qëllim.

“Ne do të bëjmë të mundur këtë udhëtim të kthimit për turistët që janë aktualisht të bllokuar në zonat e prekura”, shtoi ai, veçanërisht nga Maroku, Republika Domenikane, Filipinet dhe Egjipti./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.