Ballina Flash

COVID-19/ Ushqime dhe ilaçe për pensionistët e vetmuar në shtëpi, bashkia e Fierit publikon numrat për çdo informacion

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Bashkia e Fierit ka reaguar menjëherë lidhur me nismën e qeverisë për të evituar daljet e pensionistëve nga shtëpia për të bërë blerje, duke u ardhur në ndihmë me ekipet e bashkisë.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi publikoi sot numrat e telefonit të punonjësve të bashkisë sipas rajoneve përkatëse, të cilëve mund t’u drejtohen qytetarët për çdo informacion mbi të moshuarit”.

“Në mbështetje të nismës së qeverisë për të evituar daljet e pensionistëve nga shtëpia, qoftë edhe vetëm për të psonisur, do të jetë bashkia me ekipet e saj që do t’u shërbejë me ushqime, ilaçe e detergjentë, në rastet kur ata kanë nevojë e nuk kanë të afërm pranë në Fier”, tha Subashi.

Deri në përpunimin e plotë të të dhënave për të cilat po punohet intensivisht, Subashi kërkoi nga kushdo që ka informacion për të moshuar që jetojnë vetëm e që nuk kanë asnjë person në Fier që të mund të kujdeset për ta, të njoftojë në numrat e celularit.

Rajoni Nr: 1

Maksim Zarka
0698272451
Drinalda Toska 0683302702
Fredi Sollaku
0693065410

Rajoni Nr: 2

Eduart Sollaku
0692609945
Ardian Shahini
0692190686
Marjeta Durmishi
0697353758

Rajoni Nr: 3

Astrit Muko
0693702691
Florida Taraj
0697562831
Petrit Sema
0696453159

Rajoni Nr: 4

Ermelinda Cepele 0695405137
Rajmonda Mehmeti
0695141173
Kristaq Cuni
0692286597

 

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – ”Volkswagen” ndalon prodhimin në përgjigje të koronavirusit
Artikulli tjetërThaçi priti gjeneralin Rama, kërkoi që FSK-ja të mobilizohet për COVID-19