Ballina Aktualitet

Ambasadori britanik, Norman: Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer

TIRANË, 16 mars/ATSH/ – Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

“Jam dakord plotësisht me kolegun tim të BE-së. Kjo është një kohë për solidaritet dhe mbështetje reciproke. Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer! , ka theksuar ambasadori britanik Norman.

Ndërsa Soreca ishte shprehur se, “mendimi ynë sot për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, të cilët janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nën një presion të madh për të na mbajtur të mbrojtur gjatë kësaj pandemie koronavirus. Ne jemi kaq mirënjohës për angazhimin tuaj në këto periudha të vështira”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakISHP, këshilla si të mbrohemi nga prekja me COVID-19
Artikulli tjetërMësimi i matematikës për nxënësit e klasave 1-3