Ballina Flash

Mësimi i matematikës për nxënësit e klasave 1-3

TIRANË, 16 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Ka nisur mësimi i matematikës nga klasa e parë te klasa e tretë tek RTSH Shkolla.

Sot në mëngjes do të zhvillohet mësimi i matematikës nga klasa e parë deri në klasën e tretë.

Sipas programit të lajmëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, “RTSH Shkollë, sot, ora 10:30-12:00 do të transmetohen këto leksione matematike nga mësueset Silvana Memo dhe Nexhmije Allkja (klasa 1), Kristina Gega (klasa 2) dhe Teuta Biçaku (klasa 3)”, – njofton Shahini.

Pas orës 12:00, leksionet i gjeni në kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë:
https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ

Leksionet mund ti ndiqni dhe në facebook-un e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
L'immagine può contenere: testo
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori britanik, Norman: Profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri po bëjnë një punë të shkëlqyer
Artikulli tjetërLinjat ajrore mes Tiranës dhe Stambollit, kufizime për të ndaluar përhapjen e koronavirusit