Ballina Bota

GJERMANI – Ndalohen aktivitetet publike për shkak të COVID-19

BERLIN, 14 mars /ATSH-DPA/- Kryeqyteti gjerman i Berlinit filloi sot ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike dhe private me më shumë se 50 persona, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet e qytetit kanë mbyllur të gjitha kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe mjediset sportive, përfshirë palestrat dhe studiot e fitnesit, së bashku me lokalet, kazinotë dhe klubet, deri të paktën më 19 prill.

Restorantet e Berlinit do të qëndrojnë të hapura, nëse klientët janë në gjendje të mbajnë një largësi prej 1,5 metra nga njëri-tjetri.

Pacientët në spital nuk do të lejohen të kenë vizitorë, me përjashtim të fëmijëve nën 16 vjeç dhe të sëmurëve rëndë.

Të moshuarit, banorë të azileve, nuk do të kenë vizitorë nën moshën 16 vjeç./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Sindikatat bien dakord të mbajnë hapur fabrikat
Artikulli tjetërSituata me COVID-19/ Kosovë, kompanitë farmaceutike dhurojnë 60 mijë maska kirurgjikale