LOS ANXHELES, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Ndikimi i koronavirusit është ndjerë edhe industrinë e ëndrrave: Hollywood parashikon humbje miliarda dollarëshe.
“E pamundur për të bërë parashikime mbi humbjet’’, deklaroi një burim nga ”Hollywood Reporter” duke përmendur edhe rënie të të ardhurave në tregjet e tjera të rëndësishme si Koreja e Jugut dhe Italia.
Vitin e kaluar, shitjet e biletave regjistruan 31,1 miliardë dollarë, një rekord, për një total global prej 42,5 miliardësh.
Por, festimet shpejt ndaluan me shfaqjen e virusit në Kinë në ditët e para të vitit 2020.
Sinjalet janë të qarta për sa i përket ecurisë së filmave.
Konsumatorët, të shqetësuar mbi infeksionin, kanë pasur pak arsye për të lënë shtëpitë. Ata shohin tani një film në Netflix ose në platforma të tjera argëtuese dixhitale./ /os/ a.jor.























