Rama: Respekt për komunitetin mysliman, vendimi i duhur në kohën e duhur

TIRANË, 11 mars/ATSH/ “Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë, as mos lëviz nëse bie aty ku je”.

Ishin këto fjalë të Profetit Muhamed, që kryeministri Edi Rama përcolli pas vendimit të  Komunitetit Mysliman, që vendosi anulimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami.

“Respekt, respekt, respekt për komunitetin mysliman që vendosi anulimin e faljes së Namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami. Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti mysliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar”, tha Rama./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.