ANKARA, 8 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot Greqisë të hapte portat për migrantët, për të cilët Ankaraja njoftoi se kishte hapur kufijtë, dhe t’i lejonte të hynin në pjesën tjetër të Bashkimit Europian.
“Greqi! Po të bëj një thirrje … Hap portat dhe çlirohu nga kjo barrë”, theksoi Erdogan gjatë një fjalimi televiziv.
“Lejojini të shkojnë në vendet e tjera europiane”, shtoi ai.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se do të shkojë nesër në Belgjikë për të diskutuar për çështjen migratore me zyrtarët e Bashkimit Europian./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















