STAMBOLL, 7 mars /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, diskutuan në një bisedë telefonike lidhur me çështjet e migracionit dhe situatën në Idlib.
Dy udhëheqësit folën gjithashtu për rezultatet e takimit të Erdoganit me presidentin rus, Vladimir Putin.
Një zëdhënëse e zyrës së shtypit të qeverisë gjermane njoftoi se Merkel pyeti Erdoganin lidhur me çfarë mund të bëhej për të ndihmuar popullin në Idlib.
Ajo shtoi se u diskutua edhe situata në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë.
Sipas një deklarate nga zyra e presidentit turk, Erdogan u shpreh se rregulloret mes BE-së dhe Turqisë në lidhje me migracionin, nuk ishin funksionale dhe duhej të rishikoheshin./ /sara/ a.jor.












