ITALI – Shefi i PD-së rezulton pozitiv me COVID-19: Asnjë panik

ROMË, 7 mars /ATSH-ANSA/ – Kryetari i Partisë së majtë Demokratike italiane, Nicola Zingaretti deklaroi se kishte dalë pozitiv, pas kontrolleve për koronavirus.

”Mjekët më thanë që kam rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruan Zingaretti në FB.

”Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëj. Guxim për të gjithë dhe do të shihemi së shpejti”, thekson ai.

Ndërkohë, Italia rezulton si vendi i parë për numrin e viktimave nga koronavirusi, në raport me numrin e popullsisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.